Meta: Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 23:11
Meta: Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit

President i Republikës Ilir Meta ishte mjaft i ashpër nga Vlora duke folur për situatën në vend dhe zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i shtetit u shpreh se para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij.

“Ka dy institucione që nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”, tha Kreu i Shtetit shqiptar.


(Kosova Sot Online)