Përmbytet një anije në ShBA, zhduken 12 anëtarë të ekuipazhit

  • A.P /
  • 14 April 2021 - 14:02
Përmbytet një anije në ShBA, zhduken 12 anëtarë të ekuipazhit

Ekipet e shpëtimit janë duke i kërkuar anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të një anije të madhe tregtare që u përmbyt në ujërat afër Louisianas së Shteteve të Bashkuara.

Raportohet se në anije ndodheshin 18 persona, ndërsa ekipet e shpëtimit deri më tani kanë arritur të shpëtojnë gjashtë prej tyre, shkruan BBC.

Përmes një deklarate, Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara tha se rreth orës 16 e 30 sipas kohës lokale ka pranuar njoftim emergjent përmes radios, duke u njoftuar se një anije ndodhet në gjendje të vështirë rreth tetë milje nga bregdeti.

Dy anije të Rojës Bregdetare shpëtuan nga një person, ndërsa ekuipazhi i një anije civile nxori nga uji edhe katër të tjerë.

Në operacionin e kërkimit për t’i gjetur personat e zhdukur tani e tutje po marrin pjesë katër anije të Rojës Bregdetare, katër anije civile dhe një aeroplan.

(Kosova Sot Online)