Gjobitet shoferi që futi kamionetën në hapësirën e gjelbërt te Rruga B

  • E.K /
  • 16 April 2021 - 11:12
 Gjobitet shoferi që futi kamionetën në hapësirën e gjelbërt te Rruga B

Media dje raportoi për një shofer të një kamionete, i cili kishte hipur mbi hapësirën e gjelbërt te Rruga B, për ta ndërruar kahun e rrugës. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti është gjobitur.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ai është gjobitur me 100 euro dhe 1 pikë negative.

“Vozitësi i cili ishte duke drejtuar mjetin e tij në një rrugë të Prishtinës, duke dashur ti shmanget pritjes në kolonë, ndërmerr veprim pa u siguruar se i rrezikon apo i pengon pjesëmarrësit e tjerë ne trafik, andaj sipas ligjit 05/L-088 gjobitet me shumë prej 100 euro dhe (1) pikë negative”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës pas sigurimit të informacioneve të bëra publike në një portal me dt.15.04.2021, ku vërehet vozitësi i një kamionete të tipit volksëagen duke kaluar përmes hapësirës gjelbëruese nga një drejtim i rrugës në drejtimin tjetër, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme drejt identifikimit të kundërvajtësit dhe shqiptimit të gjobës sipas dispozitave ligjore.

Vozitësi i cili ishte duke drejtuar mjetin e tij në një rrugë të Prishtinës, duke dashur ti shmanget pritjes në kolonë, ndërmerr veprim pa u siguruar se i rrezikon apo i pengon pjesëmarrësit e tjerë ne trafik, andaj sipas ligjit 05/L-088 gjobitet me shumë prej 100 euro dhe (1) pikë negative.

Policia e Kosovës falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim të ndërsjellët dhe njëherit do të ndërmerr veprime ndaj kundërvajtësve të tillë, me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve dhe ngritjes së sigurisë në trafik.

(Kosova Sot Online)