Kurti emëron edhe dy zëvendësministra

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 16:50
Kurti emëron edhe dy zëvendësministra

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar edhe dy zëvendësministra, bëhet fjalë për të Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë dhe  Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Kësisoj numri i zëvendësministrave në qeverinë “Kurti”, ka shkuar në 21.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Zëvendësministrat e emëruar janë: Z. Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë; Z. Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

(Kosova Sot Online)