Rasti “Monstra”, Kosova ende pa përgjigje nëse do të ekstradojë Afrim Ismailoviç

  • A.P /
  • 18 prill 2021 - 11:42
Rasti “Monstra”, Kosova ende pa përgjigje nëse do të ekstradojë Afrim Ismailoviç

Gjatë këtij viti autoritetet maqedonase kërkuan nga Prishtina zyrtare ekstradimin e Afrim Ismailoviqit, njërit nga të dënuarit me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”.

Ekstradimin e Ismailoviqit e kërkoi edhe kryeministri, Zoran Zaev.

“Ne prej më herët kemi kërkuar ekstradimin dhe presim që pushteti i ri i Kosovës të respektoj marrëveshjet ndërkombëtare, për të cilat janë zotuar edhe Kosova edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo do ta përforcoj edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Pres që pushteti i Kosovës mike, ta respektoj të drejtën dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe ta ekstradojnë personin”, kishte thënë kryeministri, Zoran Zaev.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë Aleksandar Vidinovski i tha MIA-s se pala kosovare kishte kërkuar garanci se nëse Ismailoviç ekstradohej në vend, do të kishte një rigjykim.

“Këto garanci janë dhënë nga Gjykata, dhe përmes Ministrisë së Drejtësisë dhjetë ditë më parë ato janë dërguar tashmë. Ende nuk ka përgjigje nga pala kosovare”, konfirmoi Vidinovski.

Ai theksoi se informacioneve u janë dërguar autoriteteve të Kosovës se fjalë për fjalë gjithçka që u nevojitet si garanci, prova, përkthimi i vendimit, do të përmbushet në mënyrë që Ismailoviç të kthehet në vend.

Ligji në Maqedoninë e Veriut lejon që çdo person i dënuar në mungesë të ketë të drejtën të kërkojë një rigjykim.

(Kosova Sot Online)