Ky shtet largon vendimin për bartjen e maskave në publik

  • A.P /
  • 18 prill 2021 - 11:50
Ky shtet largon vendimin për bartjen e maskave në publik

Izraeli e ka larguar vendimin për mbajtjen e maskave në publik si dhe do të rihap sërish sistemin arsimor, pas vaksinimit masiv të popullsisë.

Të gjithë fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme janë kthyer në klasa. Zyrtarët shëndetësorë i kanë dhënë fund kërkesës njëvjeçare për të mbajtur maskë në hapësirat publike.

Maskat kërkohen të mbahen në hapësira të ngushta dhe në tubime të mëdha.

Izraeli ka vaksinuar me shpejtësi shumicën e popullsisë kundër koronavirusit. Ky shtet ka larguar shumicën e kufizimeve të saj të koronavirusit dhe ka njoftuar javën e kaluar se do të rihapë vendin për turistët e huaj të vaksinuar duke filluar nga muaji i ardhshëm.

(Kosova Sot Online)