Kështu po përgatitet për rihapje Italia

  • A.P /
  • 18 prill 2021 - 16:01
Kështu po përgatitet për rihapje Italia

Nga skenaristët tek kamarierët, qindra punonjës të industrisë së argëtimit dhe mikpritjes në Itali u lutën për shpëtim, teksa vendi përgatitet për rihapje të ekonomisë.

Duke përplasur kapakët e bauleve, të përdorura në koncerte dhe teatro, punonjësit u mblodhën në Sheshin e Popullit në Romë, për të dramatizuar kërkesën e tyre për një fond qeveritar për t’i ndihmuar të mbijetojnë.

Kabineti i kryeministrit Mario Draghi njoftoi lehtësimin e masave në shumë zona të Italisë, duke nisur nga 26 prilli, por bëri thirrje për kujdes të shtuar për të shmangur shtimin e përhapjes së virusit, gjë e cila do të pengonte rihapjen ekonomike.

Kufizimet ndaj biznesit dhe lëvizjes së qytetarëve kanë qëndruar në fuqi në pjesën më të madhe të vitit në Itali, e cila raporton një ndër bilancet më të larta të viktimave në botë nga pandemia e Covid-19.

Akoma po raporton qindra jetë të humbura çdo ditë. Italia përdor një sistem kufizimesh me 4 nivele për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit, i cili është i ndarë në ngjyra.


(Kosova Sot Online)