Raporte të ftohta midis Ramës e Kurtit

  • A.P /
  • 19 April 2021 - 22:55
Raporte të ftohta midis Ramës e Kurtit

Raporte të ftohta mes Kurtit e Ramës, Vetëvendosje thotë që është shqetësues inkuadrimi i Vuçiqit në Shqipëri.

Mungesën për mikun e tij, ish presidentin, Hashim Thaçi, kryeministri, Edi Rama e shfaqi edhe në përurimin e aeroportit “Zaev” në Kukës.

E pikërisht një afërsi e tillë mes Ramës e Thaçit ishte bërë shkak më herët që të ftohen raportet e tij me kryeministrin, Albin Kurti.

Këto raporte u zbehën edhe më shumë edhe me pjesëmarrjen e 3 kandidatëve për deputetëve nga Vetëvendosje në zgjedhjet në Shqipëri.

Boiken Abazi për qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu për qarkun e Lezhës e Kreshnik Merxhani në qarkun e Gjirokastrës, po garojnë për të fituar një karrige në parlamentin shqiptar me 25 prill.

video nga minuta 26:50.

Përkrahjen ndaj tyre nuk e kurseu kreu i LVV-së në Kosovë.

E duket që kjo e ka penguar Ramën.

Në një paraqitje të tij, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka thënë që ai nuk merret me fushatën në Kosovës ashtu siç po vepron Kurti në Shqipëri.

Ndërkohë anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi thotë që angazhimi i partisë së tij nuk ka asgjë të fshehtë teksa tregon planet që ka Vetëvendosje.

Zaimi tutje vlerëson që më shqetësuese është ndërhyrja e Vuçiqit në Shqipëri se angazhimi i Kurtit.

Ndërsa njohësit e politikës po thonë që Albin Kurti figurën e tij politike po mëton ta dërgojë edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Kurti e vizitoi Ramën në Tiranë kur i fitoi zgjedhjet në Kosovë, por ende nuk e ka vizituar shtetin shqiptar në rolin e kryeministrit.

Kujtojmë që në qeverinë Kurti një, shefi i ekzekutivit i shkoi në vizite homologut të tij në Tiranë vetëm pak ditë pasi mori drejtimin e qeverisë.

Por edhe këtu u vërejt një raport i ftohtë mes dy kryeministrave.

(Kosova Sot Online)