Putin gati për sulm, fotot satelitore tregojnë mobilizimin rus në kufi

  • A.P /
  • 19 April 2021 - 23:55
Putin gati për sulm, fotot satelitore tregojnë mobilizimin rus në kufi

Foto të reja satelitore tregojnë mijëra trupa ruse që mblidhen në kufirin me Ukrainën, të gatshme ta pushtojnë atë nëse Vladimir Putin jep urdhrin.

Përqendrimi i forcave është cilësuar si më i madhi që kur Rusia aneksoi territorin ukrainas të Krimesë dhe ndezi një luftë mes tyre shtatë vite më parë.

Dhe e gjithë kjo vjen ndërsa luftanijet britanike do të lundrojnë drejt detit të zi, muajin e ardhshëm, në mesin e frikës për një luftë mes Ukrainës dhe Rusisë.

Muajt e shkuar në fakt, Putin ka mbledhur dhjetëra e mijëra trupa dhe armatime në zonën e diskutuar të Donbashit, një zonë ku flitet rusisht që tenton të shkëputet nga Ukraina që nga 2014.

Konflikti në Donbash shpërtheu muajt pasi forcat ruse aneksuan gadishullin e Krimesë në 2014. Pamjet më të fundit satelitore, tregojnë një kamp gjigant të ushtrisë ruse, rreth 30 km larg Marfivka-s, në Krimenë lindore, raporton Der Spiegel.

Kampi ndodhet pranë territoreve ukrainase dhe mban pjesë të batalionit të 58-të të Rusisë. Ka më shumë se një mijë mjete ushtarake atje si edhe kazerma të ngritura njëra pas tjetrës.

Imazhe të mëhershme e tregonin zonën të zbrazët, më 15 mars.

Raportet për këtë mobilizim të trupave në kufi vijnë ndërsa rriten në mënyrë dramatike edhe përleshjet përgjatë frontit javët e fundit.

Të paktën 23 ushtarë Ukrainës janë vrarë që nga fillimi i vitit krahasuar me 50 në total në të gjithë 2020.

Ambasadori rus në Britaninë e Madhe ndërkohë ka paralajmëruar për gjakderdhje në Ukrainë dhe ka thënë se Moska do të reagojë nëse Kievi lëviz trupa në rajonin e Donbashit.

(Kosova Sot Online)