13 persona kapen duke luajtur bixhoz në Ferizaj, Policia i dënon për shkelje të masave

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 20:12
13 persona kapen duke luajtur bixhoz në Ferizaj, Policia i dënon për shkelje të masave

Në mëngjesin e të martës në rrugën “Nënë Tereza” në Ferizaj policia zuri 13 persona duke luajtur bixhoz.

Gjithçka duket qetë këtu në rrugën Nënë Tereza në Ferizaj.

Megjithatë kaq qetë nuk ishte gjatë mesnatës të së hënës.

Kjo pasi Policia e Kosovës rreth orës 24:00 mori një  informacion  anonim  se në këtë rrugë po zhvillohej veprimtaria e lojërave të fatit.

E telefonata doli të jetë e saktë, aty 13 persona u kapën duke luajtur bixhoz.

Por përkundër kësaj policia as nuk i arrestoi, ata  u dënuan vetëm për shkelje të orës policore.

Aty u arrestua vetëm pronari i lokalit për t’u liruar pastaj në procedurë të rregullt.

Kështu thotë rreshteri Kanun Veseli.

Veseli tregon se edhe çka konfiskuan aty, dhe se kjo nuk është hera e parë që në qytetin e tyre gjendën veprimtari të tilla.

E se veprimtaria e lojërave të fatit zhvillohet në qytetin e Ferizajt e thonë edhe banoret.

Ata thonë se kanë dëgjuar se kjo veprimtari  po zhvillohet në qytetin e tyre.

Ndërkohë ka nga ta se kanë dëgjuar për aksionet e policisë.

Megjithatë ky banor i Ferizajt është i bindur se nuk po luhet bixhoz në Ferizaj

Policia e Kosovës para këtij aksioni në qytetin e Ferizajt kishte gjetur edhe dy lokacione tjera para këtij të një nate më parë.

Veprimtaria e lojërave të Fatit është e ndaluar me ligj. Në kohën sa kryeministër ishte Ramush Haradinaj ishte shfuqizuar ligji paraprak që lejonte ushtrimin e kësaj veprimtarie.

(Kosova Sot Online)