Vaksinohen dy persona mbi moshën 100 vjeçare në Skenderaj

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 20:39
Vaksinohen dy persona mbi moshën 100 vjeçare në Skenderaj

Dy persona të moshuar, të moshës mbi 100 vjeçare janë vaksinuar sot në Skenderaj me vaksinën anti-Covid.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, po vazhdon vaksinimi, ku sot është bërë vaksinimi i dy personave mbi moshën 100 vjeçare me vaksinën Astra-Zeneca. Mos hezitimi i tyre për t’u vaksinuar me vaksinën anti-Covid, është shembull për të tjerët, në mënyrë që në momentin kur të vijë radha e tyre për t’u vaksinuar të kryejnë këtë proces pa pasur dilema”, ka shkruar Jashari.

Ai ka kërkuar nga institucionet tona qendrore që të shtojnë angazhimin e tyre në sigurimin e dozave të reja të vaksinave anti Covid-19.

(Kosova Sot Online)