Zemaj: Prokuroria të hetojë pse nuk u nënshkrua kontrata për vaksinat

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 21:30
Zemaj: Prokuroria të hetojë pse nuk u nënshkrua kontrata për vaksinat

Ish-ministri Armend Zemaj thotë se Prokuroria në vendin tonë duhet të hetojë se pse nuk u nënshkrua kontrata për vaksinat me Pfizer.

Ditë më parë mediat publikuan një hulumtim sipas të cilit Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, rrezikoi ardhjen e shpejtë të vaksinave Pfizer në Kosovë duke mos nënshkruar kontratën me këtë kompani të arritur nga paraardhësi i tij në këtë dikaster.

“Drejtësia ndoshta do të duhej të kërkojë përgjegjësi për mos nënshkrimin e kontratës apo ku është procesi i nënshkrimit të kontratës. Çka ka ndodh?”, thotë Zemaj.

(Kosova Sot Online)