Holanda dorëzohet përballë presioneve, lehtëson masat

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 23:52
Holanda dorëzohet përballë presioneve, lehtëson masat

Masat kufizuese në Holandë pritet të lehtësohen nga java e ardhshme, teksa presioni për t’u rihapur rritet, pavarësisht kuotës ende të lartë të infektimeve nga koronavirusi.

Kështu, një shtetrrethim kombëtar për orët e natës, në fuqi prej tre muajsh, do të hiqet më 28 prill, bënë të ditur mediat lokale, duke cituar burime qeveritare. Ndërkohë, nga java e ardhshme do të lejohen të hapen gradualisht baret dhe restorantet.

Holanda është ndodhur në faza të ndryshme izolimi në 6 muajt e fundit, me baret dhe restorantet që janë mbyllur që prej mesit të tetorit dhe grumbullimet me më shumë se 2 persona janë ndaluar.

Por pavarësisht këtyre masave, infeksionet dhe numri i pacientëve të shtruar në spitale si pasojë e COVID janë rritur në javët e fundit në nivelet më të larta që prej janarit.

Vetëm javën e kaluar, kryeministri Mark Rutte citoi pikërisht këto nivele të larta si motive për të zgjatur masat kundër pandemisë të paktën deri më 28 prill.

Por shoqata kombëtare e spitaleve deklaroi të hënën se më e keqja e valës së tretë të virusit mund të ketë kaluar pasi numri i personave të shtruar ra lehtë në ditët e fundit dhe procesi i vaksinimit i të moshuarve po avancon.

(Kosova Sot Online)