Çka i bëri ‘Ciprra’ 17 vjeçares në motel, rrëfim i padëgjuar nga ajo

  • G.G /
  • 22 April 2021 - 10:11
Çka i bëri ‘Ciprra’ 17 vjeçares në motel, rrëfim i padëgjuar nga ajo

Media ka raportuar për arrestimin e Besim Hajdarit, i njohur si “Ciprra“, në Podujevë. Arrestimi i tij vjen për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

“Ciprra” në momentin e arrestimit u gjet në një villë, në rrugën Prishtinë-Podujevë, me një vajzë të mitur.

17-vjeçarja me vetëiniciativë ka folur për Indeksonline teksa edhe sqaroi tërë raportin e saj me Besim Hajdarin.

Ajo (emër i njohur për redaksinë) thotë se për lidhjen me Besim Hajdarin, ishte e njoftuar edhe familja e saj.

Tutje, 17-vjeçarja tregon që asnjëherë Besim Hajdari nuk e detyroi të bëjë gjëra me dhunë.

“Unë jom kan kur u arrestu Besim Hajdari, jom kan me ta, jo për qe m’ka qu aj me dhunë mu, po unë jom e njoftume me ta. Besim Hajdari asniherë në jetë s’ka qu dorë në mu, as su m’ka shti me bo diçka t’pahijshme. S’muj e thom diçka qe s’osht. Unë me Besim Hajdarin jena bashk që 1 vit pothuajse. Edhe jom kan femra ma e lumtur n’botë. Unë jam vajza e dikujt, jam e njoftume me Besim Hajdarin edhe normal qe familja jem e din”, tha ajo.

E mitura thotë se do të kërkojë drejtësi për Besim Hajdarin, pasi që sipas saj, ai është njeri i mirë.

“Unë si femër, vajzë, motër, shoqe e dikujt kom me dal para drejtësisë edhe me ju tregu qe Besim Hajdari nuk osht qysh menojn njerzt për ta. Ata qe e njohin edhe e din qysh osht edhe çfar njeri i mirë osht. Nëse për juve jo, për mu osht njeri ma i mirë, me zemërmirë qe kom taku najherë”, tha ajo.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër Besim Hajdarit.

Të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata ka konstatuar se masat tjera janë të pa mjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, pasi që ekziston rreziku i ikjes së tij po të lihej në liri.

(Kosova Sot Online)