“Nga krahrori i tyre u shkëput më i dashuri, ndajmë dhembjen e madhe me ta”, Haradinaj për vdekjen e 9-vjeçarit

  • A.P /
  • 22 April 2021 - 22:39
“Nga krahrori i tyre u shkëput më i dashuri, ndajmë dhembjen e madhe me ta”, Haradinaj për vdekjen e 9-vjeçarit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e 9-vjeçarit, Gent Nikqit, i cili ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se dy muaj më parë e kishte takuar Gentin e vogël në Pejë, e që ai e vlerësoi si ‘plotë jetë e gjallëri’.

“Dy muaj më parë, kisha rastin ta takoj në Pejë, me plotë jetë e gjallëri. Fatkeqësisht, Gentit të vogël, iu këput fëmijëria nga sëmundja e pamëshirë. Lidhjet e mia me familjen Nikqi datojnë që nga Lufta Çlirimtare. Andaj, në këtë ditë të kobshme, kur nga krahrori i tyre u shkëput më i dashuri, ndajmë dhembjen e madhe me ta. Zoti i dhashtë forcë familjes, e Genti u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj,

Kujtojmë se Genti rreth një javë më parë u dërgua në Turqi për operim. Ai vuante nga një sëmundje e mëlqisë.

(Kosova Sot Online)