Rreth 150 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

  • E.K /
  • 27 April 2021 - 11:42
 Rreth 150 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

148 milionë e 537 mijë e 414 persona raportohet të jenë infektuar me COVID-19 në botë sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info.

Ndërsa, 3 milionë e 135 mijë e 602 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

126 milionë e 233 mijë e 793 persona janë shëruar nga koronavirusi në botë.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me 32 milionë e 875 mijë e 45 raste, pastaj India me 17 milionë e 636 mijë e 307 raste dhe Brazili me 14 milionë e 370 mijë e 456 raste.

Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 104 mijë e 196 raste nga 522 mijë e 303 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

2 mijë e 140 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

(Kosova Sot Online)