PD nuk njeh zgjedhjet, Basha: Mbajini strukturat e karikuara, javën tjetër tur nëpër Shqipëri

  • A.P /
  • 04 May 2021 - 00:00
PD nuk njeh zgjedhjet, Basha: Mbajini strukturat e karikuara, javën tjetër tur nëpër Shqipëri

Zbardhen detaje nga takimi me krerët të degëve të PD në selinë qëndrore me Lulzim Bashën.

Mësohet se në takim është diskutuar mosnjohja e zgjedhjeve të 25 prillit ku Partia Demokratike mori 59 mandate dhe evidentimi i problematikave të hasura gjatë procesit zgjedhor.

Vetë kryedemokrati Basha u ka kërkuar krerëve të degëve të PD-së që t’i mbajnë strukturat e karikuara dhe të fokusohen në gjetjen e problematikave që janë hasur gjatë rocesit të zgjedhjeve.

“Mbajini strukturat e karikuara, duhet të fokusohemi në evidentimin e problematikave të hasura gjatë procesit zgjedhor, javën tjetër tur nëpër Shqipëri për të mbledhur prova. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve – mësohet se ka thënë i prerë kryedemokrati Basha.

(Kosova Sot Online)