Një amerikan i vrarë në Beograd, policia i arreston tre të dyshuar

  • A.P /
  • 04 May 2021 - 17:36
Një amerikan i vrarë në Beograd, policia i arreston tre të dyshuar

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd dhe në bashkëpunim me oficerët e policisë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, tre të dyshuar u arrestuan.

Kjo për shkak të dyshimit se ata kanë kryer krimin e vrasjes së rëndë të një shtetasi amerikan, raporton B92.

Pas miratimit të zëvendësprokurorit të Prokurorisë së Lartë në Beograd, të dyshuarit u ndaluan për 48 orë dhe do të merren në pyetje.

(Kosova Sot Online)