Abelard Tahiri: Kosova dhe Siria në gjendjen e njëjtë për vaksinim

  • A.P /
  • 05 May 2021 - 21:19
Abelard Tahiri: Kosova dhe Siria në gjendjen e njëjtë për vaksinim

Befason Abelard Tahiri: Kosova dhe Siria në gjendjen e njëjtë për vaksinim

Shefi i grupit Kuvendar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Kosova po pret vetëm donacione për vaksina anti-Covid. Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe Qeverinë Hoti për pasivizim në qasjen në vaksina.

“Për vaksinat fajet i kanë edhe Kurti edhe Hoti”, ka thënë ai.

“Po presim me na bë rahmet dikush. Shqipëria na vaksinoi disa qytetarë atje në Kukës. Pastaj donacionet që erdhën nga shtetet e BE-së dhe SHBA-ja. Nuk po shohim dritë në fund të tunelit. Kemi rënë në gjednje të rëndë sikur vendet e botës së tretë që janë në krizë. Kosova dhe Siria në gjendjen e njëjtë për vaksinim. Jemi po ashtu në linjë me vende sikur Kirgiztani”, shtoi ai.

Tahiri pati kritika edhe për qeverisjen e Kurtit. Ai thotë se ka pasur pritje më të mëdha.

“Kurti sikur opozitar i madh që ishte është dashur të bëjë më shumë. Qeveri e plogësht, s’ka ende as program qeverisës. Cfarë të themi”, tha ai.

Tahiri tha po ashtu se Kurti vetë premtoi vaksina nga Shqipëria ndërkohë që i refuzoi ato.

“Kurti premtoi bashkëpunim me Shqipërinë për vaksinim, pastaj refuzoi vaksinat”, tha ai.

(Kosova Sot Online)