Nisin hetimet për princin që vrau ariun më të madh

  • A.P /
  • 05 May 2021 - 22:58
Nisin hetimet për princin që vrau ariun më të madh

Autoritetet në Rumani kanë filluar një hetim lidhur me akuzat për vrasjen e ariut më të madh në vend Arthur, i cili u vra në mars nga një princ evropian.

Rumania është shtëpia e popullsisë më të madhe të Evropës me arinj ngjyrë kafe, zyrtarisht rreth 6000, megjithëse disa shkencëtarë kundërshtojnë këto shifra. Ajo ndaloi zyrtarisht gjuetinë e tyre në 2016.

Tani jep vetëm leje gjuetie për arinj “problematikë” të cilët u shiten gjahtarëve të trofeve.

Dokumentet zyrtare të gjuetisë të parë nga Associated Press konfirmojnë se Princit Emanuel von und zu Liechtenstein iu dha një leje gjahu katër-ditore në Mars në Qarkun Covasna të Rumanisë dhe se më 13 mars ai vrau një ari ngjyrë kafe 17-vjeçar, për të cilin ai dyshohet se ka paguar 7mijë euro.

Por sipas OJQ-së Agent Green, princit iu dha leje të vriste një ari femër që kishte shkaktuar disa dëmtime në fermat lokale.

“Arthur ishte 17 vjeç dhe ishte ariu më i madh i vëzhguar në Rumani dhe ndoshta më i madhi që jetonte në Bashkimin Evropian,” tha OJQ-ja në një deklaratë, duke shtuar se ” ishte e habitshme se si princi mund të kishte gabuar një femër me këlyshë që vinte në fshat, me një mashkull të madh që jetonte thellë në pyll “.

Një zyrtar i lartë nga ministria e Mjedisit e Rumanisë, Octavian Berceanu, i tha AP se hetimi mbi çështjen filloi në 29 prill dhe se gjuetia pa leje është një nga dyshimet në çështje.

(Kosova Sot Online)