Konfiskohen 77 skuterë në Prishtinë

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 17:04
Konfiskohen 77 skuterë në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht njësiti rajonal i trafikut rrugor, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik – me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.

Vetëm gjatë muajit prill për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, janë shqiptuar 11,184 gjoba, njofton policia.

“Ndërsa sa i përket planit që ka filluar që nga data 26 prill, deri sot janë shqiptuar këto masa:

-Masë administrative – 77 skuter te konfiskuar

-Masë administrative ndaj 44 (katerdhjet e katër) ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer,

-Masë administrative ndaj 32 (tridhjet e dy ) ngasësi të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse

-Masë administrative ndaj 52 ( pesdhjet e dy ) ngasësve të motoçikletave pa regjistrim.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)