Beqa flet për përplasjen me Muzaqin: Mendova që ishte roje e ministrave

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 17:39
Beqa flet për përplasjen me Muzaqin: Mendova që ishte roje e ministrave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa është deklaruar rreth përplasjes që ka pasur sot me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzqi.

Ai ka thënë se fillimisht ka menduar që Muzaqi është roje e ministrave dhe se ka ndërhyrë për shkak se deputeti i  VV-së e kishte kapur për krahu deputetin e PDK-së, Memli Krasniqi.

“Nuk e kam pa krejt ngjarjen. Nuk e kam pa pjesën e përplasjes në fillim.ne ishim duke dalur. Gjatë rrugës ne ishim duke dalur. Ministri Peci fyjke dhe ne kërkuan që ministri të mos fyej. Unë u nisa me dal dhe deputeti Besim Muzaqi e kish kap për dore Memlin dhe e tërhiqte. Unë mendova se është roje sigurim dhe e shtyva i thash që të largohet. Ai deshi të më sulmojë edhe mu dhe unë nuk e lejova”, deklaroi Beqaj.

Më tutje ai tha se ka qenë vet deputeti Muzaqi ai i cili i ka fyer dhe penguar deputetët e PDK-së.

“Ne kemi qenë të fyer dhe të kërcënuar. Z.Muzaqi erdhi dhe na pengoi neve. Kur e dëgjova atë duke thënë dilni jashtë unë thash të kthehem në vendin tim dhe të mbaj fjalimin tim. Nuk mundet me i thënë një deputeti tjetrin se dil jashtë. Unë kam pasur një tentim sulm nga z.Muzaqi. ai na ka dal në rrugë neve. Sikur ne të kishim shkuar tek vendi i tij atëherë do të ishte tjetër gjë. Fyerje ka pasur nga më të ndryshmet, që ishin të njëjta me ato të Donikës”, ka thënë ai.

Për sa i përket deklaratës së tij ndaj Muzaqit se “ta hjeku krytë”, Beqaj tha se është deklaratë nën afekt.

“Nuk është natyrë e imja një gjë e tillë. Ishte në afekt. Nuk është në natyrën time që ta fyej dikë. Unë e kam një pyetje për Donikën. A është UÇK-ja kriminale apo nuk është kriminale”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)