Këta janë dy zyrtarët e PDK’së që u shoqëruan në Polici

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 16:34
Këta janë dy zyrtarët e PDK’së që u shoqëruan në Polici

Aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë mbajtur sot një aksion para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjatë këtij aksioni, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla-Schëartz, Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici dy zyrtarë të kësaj partie.

Zyrtarët e shoqëruar në Polici janë Donjet Bislimi dhe Florent Lushtaku. Lajmin e ka konfirmuar vetë Bislimi.

“Po, unë isha bashkë me nënkryetarin e rinisë, Florent Lushtakun, të shoqëruar në stacion”, ka thënë Bislimi.

Ndryshe, aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajtur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë.

Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.


(Kosova Sot Online)