Shqiptarët që punojnë në Kosovë nuk kanë më nevojë për leje pune

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 19:43
Shqiptarët që punojnë në Kosovë nuk kanë më nevojë për leje pune

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të hiqet detyrimi për pajisje më leje pune afatshkurtër për shtetasit e Republikës së Shqipërisë që janë me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Kosovës.

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme i rekomandoi kabinetit qeveritar miratimin e këtij vendimi.

“Ky propzim vendim është vetëm një hap i domosdoshëm drejtë realizimit të interesave të përbashkëta në kuadër të përshpejtimit gë zbatimit të marrëveshjeve të dy shtetëve. Ky vendim do të lehtësoj procedurat për shtetasit e dy vendeve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)