Një nga plazhet më të bukura në botë, kthehet në kamp për të pastrehët

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 12:47
Një nga plazhet më të bukura në botë, kthehet në kamp për të pastrehët

Një nga plazhet më të bukura në Los Angeles, ai i Venice, është duke e humbur të gjithë shkëlqimin e tij pasi kohët e fundit është zaptuar nga të pastrehët, një numër i madh prej të cilëve kanë ngritur përgjatë rërës dhe çadra.

Por çështja e imazhit është vetëm një nga shqetësimet e banorët të Venice në Los Angeles, pasi tashmë me shtimin e të pastrehëve në zonë është rritur ndjeshëm dhe kriminaliteti.

Dhjetëra biznese janë mbyllur dhe rezidentët kanë frikë të dalin natën nga shtëpitë pasi mund të sulmohen nga njerëz të panjohur.

Për këtë arsye ata kanë nënshkruar një peticion, ku i kërkojnë autoriteteve të ndërhyjnë për rikthimin e situatës në normalitet.

(Kosova Sot Online)