Bie edhe më shumë numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19

  • A.P /
  • 09 maj 2021 - 12:59
Bie edhe më shumë numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19

Derisa numri i të hospitalizuarve në klinikat COVID dhe spitalet rajonale këtë vit shkoi deri në 1 mijë, së fundmi numri i pacientëve të hospitalizuar është më i ulët.

409 pacientë janë të hospitalizuar sot në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas SHSKUK’së, 318 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 25 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i plotë i SHSKUK’së:

Në ShSKUK po trajtohen 409 pacientë nga Sars- Cov-2

Në  klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në repartet e spitaleve e përgjithshme, vazhdojnë të trajtohen pacientë nga Sars-Cov-2.

Nga raportimet  e datës 9 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës,  në trajtim janë 409 pacientë, 318 pacientë  janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 25 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 315  janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 171 pacientë

11  prej tyre në gjendje të rënduar

134  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

142 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 81 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 13 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 63 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 238 pacientë

14 në gjendje të rënduar

184 të konfirmuar pozitivë

173 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 36 pacientë

Spitali i Gjakovës, 40 pacientë

Spitali i Pejës, 56 pacientë

Spitali i Gjilanit, 36  pacientë

Spitali i Ferizajt, 34 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 29 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 7  pacientë

(Kosova Sot Online)