Varianti i ri i Covid-19 indian ka arritur edhe në Francë

  • E.K /
  • 10 May 2021 - 10:52
Varianti i ri i Covid-19 indian ka arritur edhe në Francë

Varianti i ri i Coronavirusit indian ka arritur edhe në Francë.

Deri më tani janë zbuluar 20 persona me këtë variant.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, të hënën për televizionin “LCI” ka njoftuar se në Francë ka arritur varianti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar variantin indian të koronavirusit si “variant që kërkon interesim”, duke sugjeruar se mutacionet do ta bëjnë virusin më përhapës, të shkaktojë sëmundje më të rënda apo edhe të shmang imunitetin e siguruar nga vaksinat.

(Kosova Sot Online)