Mblidhet Kryesia, vendos për interpelancën ndaj ministrit Murati për uljen e pensioneve

  • E.K /
  • 17 May 2021 - 13:53
 Mblidhet Kryesia, vendos për interpelancën ndaj ministrit Murati për uljen e pensioneve

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhje, për të vendosur në lidhje me kërkesën për interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.

Po ashtu në rend dite është edhe debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19.

Kuvendi gjatë ditës ka diskutuar për Programin e Qeverisë.

(Kosova Sot Online)