“Mos dhunoni”, nxënësit protestojnë para shkollës për sulmin seksual ndaj të miturës në Prishtinë

  • E.K /
  • 17 May 2021 - 15:37
 “Mos dhunoni”, nxënësit protestojnë para shkollës për sulmin seksual ndaj të miturës në Prishtinë

Disa nxënës sot kanë protestuar para shkollës ku është raportuar se sulmuar ngacmuar seksualisht një e mitur.

“Mos dhunoni”, shkruan në pankartën që mbajnë në duar nxënësit në oborrin e shkollës.

Për sulmin seksual nxaj të miturës sot ka protestuar edhe Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, para Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Fjolla Muçaj, organizatore tha se tasti i fundit të ndodhi në shkollën fillore, ka treguar edhe një herë realitetin e frikshëm me të cilin rriten vajzat në Kosovë.

Madje sipas saj abuzimi seksual i vajzave në shkolla është çështje urgjente me të cilën duhet të merremi të gjithë.

“Rasti i fundit të ndodhi në shkollën ‘Faik Konica’, ka treguar edhe një herë realitetin e frikshëm me të cilin rriten vajzat në Kosovë. E ky realitet, ku rreziku për abuzime seksuale është i vazhdueshëm, vjen pikërisht për shkak të dështimit shoqëror e institucional për ta trajtuar dhunën ndaj vajzave e grave si problem serioz dhe shqetësim për sigurinë publike”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, të shtunën është raportuar se një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht nga një djalë po ashtu i mitur, në oborrin e një shkolle në kryeqytet.

(Kosova Sot Online)