VV: Rrënimi i objektit të ish-gjykatës në Vushtrri, i paligjshëm

  • A.P /
  • 23 May 2021 - 11:06
VV: Rrënimi i objektit të ish-gjykatës në Vushtrri, i paligjshëm

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Gresa Muli ka reaguar për rrënimin e objektit të ish-gjykatës në Vushtrri.

Sipas saj, rrënimi i këtij objekti është i paligjshëm.

Muli shtoi se ky rrënim po kryhet me strategjinë që t’i zë të gjithë fjetur.

Postimi i plotë:

Rrënimet e objektit të ish gjykatës kanë filluar sot, ditë e diele, në orën 07:00 të mëngjesit!

Personalisht dola menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ky rrënim i jashtëligjshëm që po kryhet me strategjinë që ti zë fjetur të gjithë, duhet të denohet rëndë!

Interesi shumë i madh prapa, si duket…

(Kosova Sot Online)