I burgosuri tenton vetëflijimin me çarçaf në burg, i dënuar për dhunë në familje

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 09:19
I burgosuri tenton vetëflijimin me çarçaf në burg, i dënuar për dhunë në familje

Një i burgosur në IEPV-në Berat ka tentuar ti jap fund jetës mbrëmjen e sotme. Mësohet se i burgosuri Mikael Bushi është varur me një çarçaf në qelinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe i burgosuri, pasi është pikasur nga një prej rojave të turnit për shkak të zhurmës së bërë,është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat. Burime nga Spitali i Beratit bëjnë me dije se, gjendja e të burgosurit Mikael Bushi është e rëndë dhe ende e pastabilizuar.

I burgosuri Mikael Bushi, banues në fshatit Samaticë në Urë-Vajgurore vuajnte prej disa muajsh dënimin për “Dhunë në familje” në IEPV Berat.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që e kanë çuar Bushin të ndërmarrë një akt të tillë vetëflijimi,ndërkohë që pritet që nga ana e policisë së burgjeve të fillojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)