Vuçiq: Kanë ndryshuar pak marrëdhëniet Kosovë-Greqi

  • A.P /
  • 26 May 2021 - 17:33
Vuçiq: Kanë ndryshuar pak marrëdhëniet Kosovë-Greqi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se Greqia e ka siguruar atë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa paralajmëroi konsultime tepër të rëndësishme ditëve në vijim lidhur me zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë

I pyetur në lidhje me spekulimet se Franca mund të marrë përsipër “shkopin” për të ndërmjetësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq u përgjigj për TV Pink:

“Unë do të flas në ditët në vijim. Është e rëndësishme për ne që t’i mbrojmë interesat tona kombëtare dhe shtetërore dhe gjithçka tjetër në ditët në vijim”.

Siç tha ai, do të ketë konsultime të mëdha dhe të rëndësishme në Beograd dhe më pas ai pret që dialogu të vazhdojë në Bruksel.

I pyetur në lidhje me pretendimet se Franca mund të propozonte një marrëveshje të përkohshme sipas së cilës do të kishte autonomi për veriun e Kosovës në këmbim të njohjes nga Greqia dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, ai tha:

“Ne mund të flasim për të në ditët në vijim. Unë nuk do të flisja paraprakisht para se të dimë diçka”.

Ai shtoi se ka disa ndryshime në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë.

“Unë pres ta shoh, pasi që ka pasur disa ndryshime në marrëdhëniet, pavarësisht nëse është thjesht një zyrë tregtare ose ka një “pikë interesi” midis Prishtinës dhe Athinës. Ne do të shohim se si do të shkojë, kështu që do të informojmë publikun”, tha Vuçiq.

Lidhur me mundësinë që Greqia të njohë Kosovën, ai thotë se Athina zyrtare e ka siguruar se nuk do ta bëjë atë.

“Ata na sigurojnë se ata nuk do ta pranojnë atë, dhe këto frikëra që kemi parë nuk janë sigurisht lajmet më të mira për ne. Ne do të shohim, ne do ta informojmë publikun për këtë”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)