Deputeti i LVV-së: Sot është ditë feste, në universitet tona le të shënohet kjo datë

  • A.P /
  • 27 May 2021 - 16:51
Deputeti i LVV-së: Sot është ditë feste, në universitet tona le të shënohet kjo datë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se sot është ditë feste, meqenëse në Kuvend po diskutohet shkarkimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Abrashi tha se kjo datë duhet të shënohet dhe në universitetet e vendit të mësohet në të ardhmen për procesin e privatizimit të aseteve publike.

“Le të jetë kjo ditë e mbarë. Është ditë feste – po pajtohem plotësisht. Dhe data 27 le të jetë datë ku edhe në universitetet tona në të ardhmen mësojnë për pasojat e një procesi shkatërrues për ekonominë tonë siç ishte procesi i privatizimit të egër neoliberal”, tha Abrashi.

(Kosova Sot Online)