Ngordh kali, mijëra njerëz shkojnë në funeral

  • E.K /
  • 28 May 2021 - 10:56
Ngordh kali, mijëra njerëz shkojnë në funeral

Mijëra njerëz shiheshin duke shkelur rregullat kufizuese të pandemisë në Indi, për të marrë pjesë në funeralin e një kali.

Në pamjet e publikuara shiheshin thuajse 2,000 njerëz shumica pa maska, që ecnin pranë njëri-tjetrit në ceremoninë solemne në Karnataka në jugperëndim të vendit.

Në të tjera imazhe shihej kufoma e kalit të bardhë e zi, e mbuluar me lule dhe zbukurime, teksa disa nga pjesëmarrësit e bekonin atë.

Funerali u zhvillua në ditën kur numri viktimave të koronavirusit në vend ishte 626 njerëz ne 24 orë.

Një nga vendasit tha: “Kjo është një shkelje totale e rregullave kufizuese të Covid-19”. 

Ministri i Karnataka, Basavaraj Bommai, tha se kufizimet do të mbeten në fuqi të paktën deri më 7 korrik.

Kali që po nderohej raportohet se kishte vdekur dy ditë më parë pasi ishte liruar nga një ‘ashram’ – qendër shpirtërore.

(Kosova Sot Online)