Të shtëna në kufirin Armeni – Azerbajxhan, ka të plagosur

  • E.K /
  • 28 May 2021 - 11:16
 Të shtëna në kufirin Armeni – Azerbajxhan, ka të plagosur

Azerbajxhani tha të premten se një ushtar i tij është plagosur, kur pozicionet azere u goditën nga të shtënat e ushtrisë armene gjatë natës. Armenia e mohoi këtë akuzë.

Përmes një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat armene qëlluan me armë nga disa drejtime ndaj pozicioneve azere në Nakhchivan, enklavë e Azerbajxhanit që është e ndarë nga pjesa tjetër e vendit dhe është e rrethuar me territor të Armenisë.

Sipas kësaj ministrie, ushtari i plagosur nga të shtënat është dërguar në spital dhe i është dhënë ndihma e parë, shkruan Reuters.

Të enjten, Azerbajxhani arrestoi gjashtë ushtarë armenë, për të cilët tha se po mundoheshin që ta kalojnë kufirin. Ky veprim i rriti edhe më tej tensionet me vendeve që vitin e kaluar patën një konflikt të përgjakshëm me mbi 4.000 të vrarë.

Gjatë luftimeve që nisën në shtator e përfunduan në nëntor të vitit të kaluar, ushtria azere largoi forcat etnike armene nga disa pjesë të territorit që e kishin nën kontroll që nga vitet e nëntëdhjeta në Nagorno-Karabak dhe përreth tij. Luftimet përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia.

(Kosova Sot Online)