Ramush Haradinaj njofton për vdekjen e një ish-ushtari të UÇK’së

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 10:05
 Ramush Haradinaj njofton për vdekjen e një ish-ushtari të UÇK’së

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vdekur ish-ushtari i UÇK’së, Luan Kleqka.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Luani ishte luftëtar i dalluar i UÇK’së.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e luftëtarit të dalluar të UÇK-së, Luan Kleqka. Ikja në amshim në moshë ende të re, e bënë Luanin njeriun që krijon boshllëk në shoqërinë tonë. Ishte i dalluar në Luftën Çlirimtare për të vazhduar njëjtë edhe në rrethana paqeje, me të njëjtin vullnet. Ndajmë dhembjen me familjen Kleqka, bashkëluftëtarët e Luanit dhe gjithë ata që patën rastin ta njohin. Luani u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)