​ASK: Qeveria për tre muaj shpenzoi 521 milionë euro

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 15:09
 ​ASK: Qeveria për tre muaj shpenzoi 521 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se në tremujorin e parë të këtij viti të hyrat e Qeverisë së Kosovës ishin 523.6 milionë euro. Kurse, shpenzimet gjatë kësaj kohe ishin 521.0 milionë euro.

Sipas ASK-së, të hyrat e Qeverisë së përgjithshme në tremujorin e parë të këtij viti ishin 523.6 milionë euro, ku është një rritje, krahasuar me të hyrat në tremujorit të parë të vitit 2020, që ishin 402.4 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 64.3% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së përgjithshme në TM1 2021 ishin 521.0 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM1 2020 ishin 400.3 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (32.6%); kontributet sociale dhe përfitimet (28.8%); konsumi i ndërmjetëm (11.5%); dhe formimi i kapitalit bruto (10.0%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)