Në Kosovë janë 923 raste aktive me koronavirus

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 08:48
 Në Kosovë janë  923 raste aktive me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 923 raste aktive me COVID-19.

MSH po ashtu njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi është 104,343.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 4.014 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërkohë në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës.

(Kosova Sot Online)