Shkarkohet presidenti Ilir Meta me 105 vota pro, tani topi është në ‘Kushtetuese’

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 15:12
 Shkarkohet presidenti Ilir Meta me 105 vota pro, tani topi është në ‘Kushtetuese’

Ka përfundur proçesi i numërimit të votave për shkarkimin e presidentit Meta, ku rezuilton se 105 deputetë votuan pro shkarkimit, 7 kundër dhe 3 abstenuan.

Tani topi është në gjykatën Kushtetuese nëse do ta shkarkojë përfundimisht apo Meta do të qëndrojë në krye të Presidencës deri në fund të mandatit, 22 korrik 2022.

Deputetët që nuk morën pjesën në votim

Ambra Borova

Rudina Hajdari

Enada Kapllani

Korab Lita

Jetmira Raboshta

Olta Xhaçka

Fidel Ylli

(Kosova Sot Online)