Burri më me fat në botë, gjen diamantin me këtë vlerë të madhe

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 11:26
Burri më me fat në botë, gjen diamantin me këtë vlerë të madhe

Një burrë ka gjetur një diamant 2.20 karat që mund të vlejë deri në 40.000 paundë, ndërkohë që po kërkonte për materiale që mund t’i shërbenin për ndërtimin e unazës së fejesës për të dashurën e tij.

Christian Liden, 26 veç, ka kaluar vite duke kërkuar me pajisjen elektronike (detektor) dhe duke gërmuar për materiale me vlerë në mënyrë që të krijonte një unazë unike për të dashurën e tij, Desirae.

Muajin e shkuar ai udhëtoi drejt një lokacioni të njohur për minerale të vlefshme dhe u nis me shpresën që të gjente ndonjë diamant të vogël, por në vend të kësaj ai gjeti një diamant me vlerë sa një shtëpi e vogël.

Christian nga Washington, e gjeti diamantin në Kraterin e Diamantëve në State Park, Arkansas, SHBA.

26-vjeçari është shprehur:
“E pashë që po shndërriste sapo ndeza ekranin e detektorit dhe e kuptova menjëherë që ishte diamant. Sapo e pashë mbeta pa frymë. Më iku mendja dhe fillova të dridhesha nga gëzimi, gati sa nuk pësova shok.”

Djali fatlum e çoi këtë diamant në qendrën e specializuar për vlerësimin e tyre dhe aty I konfirmuan që ky gur i çmuar është një diamant i madh i verdhë.

(Kosova Sot Online)