Merret vendimi për organizimin e mbrëmjes së maturës

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 12:33
 Merret vendimi për organizimin e mbrëmjes së maturës

Sot është marrë vendimi për organizimin e mbrëmjes së maturës.

Media merr vesh nga burime se në takimin e kolegjiumit të arsimit me kryetarët e komunave dhe Ministrinë e Arsimit ështe marrë vendimi për lejimin e organizimit të mbrëmjës së maturës.

Organizimi i tyre do të lejohet nga 26 qershori.

Ndryshe, lejimi i këtyre eventeve vjen pas kërkesës së Asociacionit të Komunave të Kosovës. Ata kishin thënë së është absurde që të lejohet organizimi i dasmave e i mbrëmjes së maturës jo.

(Kosova Sot Online)