Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Kaçaniku: Muhabi Islami

  • A.P /
  • 13 June 2021 - 11:41
Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Kaçaniku: Muhabi Islami

Edhe sot, vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Begraca e Kaçanikut , Muhabi Shukri Islami, i lindur me 13.03.1978.  I njëjti me datën 07.06.2021, kishte dalur nga shtëpia e tij dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.

“Ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrëfikësve dhe 40 vullnetarë,  kanë nisur me mengjes kërkimin e tij .

Ai, ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe kishte të veshur gjinse të kaltërta, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt, ( tel .192)”, thuhet në apelin e policisë

Familjarët e të zhukurit kanë deklaruar se 41-vjeçari kishte dalë për të mbledhur kërpudha.

(Kosova Sot Online)