Biden ngatërron Libinë me Sirinë gjatë konferencës

  • A.P /
  • 14 June 2021 - 23:40
Biden ngatërron Libinë me Sirinë gjatë konferencës

Presidenti amerikan Joe Biden ka ngatërruar Libinë me Sirinë, duke folur për ndihmën humanitare për vendet e goditura nga lufta në samitin e G7-ës.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, 78-vjeçari dëgjohet duke ngatërruar emrat e dy vendeve.

Ai ka vlerësuar se Rusia me intervenimin e saj në Siri ka kafshuar më shumë sesa që mund të përpijë, por gjatë fjalimit e ka shtuar edhe “Libinë”.

“Derisa ata nuk janë në gjendje të vënë ren në rajon, dhe nuk arrini të bëni asgjë pas ofruar siguri dhe zhvillim ekonomik, shpresoj që do të gjejmë një mënyrë të shpëtojmë jetë njerëzish, për shembull në Libi”, ka thënë Biden.

Ndërkaq i pyetur nëse po mendon për Sirinë kur përmendi Libinë, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Jake Salivan është përgjigjur: “po, po”. 

(Kosova Sot Online)