Hyseni mbledh anëtarët e kryesisë së LDK-së, të njëjtit dje refuzuan Agim Veliun

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 20:45
Hyseni mbledh anëtarët e kryesisë së LDK-së, të njëjtit dje refuzuan Agim Veliun

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, sot, ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së Degës, për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Kështu njoftoi Dega e LDK-së përmes një postimi në Facebook.

“Po ashtu, kandidati për kryetar, së bashku me strukturat e LDK-Podujevë do të fillojnë angazhimet për formësimin e listës së kandidatëve për këshilltarë komunal, e cila do të jetë listë fituese dhe që siguron përfaqësim dinjitoz të qytetarëve llapjanë në Kuvendin e Komunës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kryesia Qendrore e LDK-së mori vendim që kandidatit për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni t’i barten të gjitha kompetencat e Degës së LDK-së në Podujevë deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Tashmë ish-kreu i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu i pakënaqur që në vend të tij është emëruar Ekrem Hyseni, dje kishte ftuar një mbledhje të kryesisë së LDK-së në Podujevë, degë që deri pak ditë më parë e kishte udhëhequr për vite më radhë, mirëpo, thirrjes së tij iu janë përgjigjur pozitivisht vetëm katër persona.

(Kosova Sot Online)