Abazi komenton reagimin e Odaloviq: Këtu fillon zgjidhja e nyjes

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 22:53
Abazi komenton reagimin e Odaloviq: Këtu fillon zgjidhja e nyjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar reagimin e fundit të kryetarit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviq, i cili i është kundërpërgjigjur kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë se ‘edhe mund të largohet’ nga delegacioni serb.

Abazi tha se nëse është i konfirmuar reagimi i Odaloviq, atëherë ai thotë se këtu fillon ‘zgjidhja e nyjes’.

“Sa dëgjova, nëse veç është e konfirmuar Odaloviq ka thënë edhe unë mund të largohen. Mendoj që këtu fillon zgjidhja e nyjes, se ballafaqimi me të kaluarën dhe dalja prej kësaj verbërie politike që ka Serbia për të kaluar është e rëndësishëme për të arritur te njohja e dyanshme apo normalizimi i marrëdhënieve”, tha Abazi.

Ai shtoi se duhet të ekspozohet qëllimi i Serbisë në zgjatjen e arritje ssë marrëveshjes mes dy vendeve.

“Cili është qëllimi i trenit rus në kufirin e Kosovës? Cili është qëllimi i ngritjes së barrikadave? Ndërtimit të betonit menjëherë pas urës së Mitrovicës? Të gjitha këto janë përdorur si forma të kërcënimit të Serbisë. Nëse Serbia do paqe, atëherë le ta nënshkruajë marrëveshjen. Mendoj që pikërisht duhet të ekspozohet veprimi dhe qëllimi i Serbisë në prolongimin e arritjes së marrëveshjes”, shtoi Abazi.

(Kosova Sot Online)