Haziri thotë se dialogu nuk fillon nga një individ: Korniza e dialogut është përcaktuar

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 22:39
Haziri thotë se dialogu nuk fillon nga një individ: Korniza e dialogut është përcaktuar

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se korniza e dialogut Kosovë-Serbi që mbahet në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së nuk mund të ndërrohet. Ai thotë se SHBA ka rol të pazëvendësueshëm në këtë dialog.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se nuk është koha për të sjellë çështje të reja në dialog dhe ka shtuar se letra e Joe Biden drejtuar liderëve serbë disa muaj më parë është korniza e dialogut.

“Natyrisht partnerët tonë të SHBA-së nuk janë ndërmjetësues në dialog por kanë vetëm rol në hije. Ata janë garantues. Se bisedimet me Serbinë mund të bëhen vetëm në terren neutral. Duhet të kuptojmë se historia nuk fillon nga një vit, një individ, parlament apo shumicë parlamentare e caktuar. Të gjitha detyrat kushtetuese duhet të kryhen nga Kosova”, ka thënë ai.

“Nëse ne kërkojmë të detyrojmë Serbinë të respektojë marrëveshjet. Që të gjendet mirëkuptim. Partnerët na kanë thënë se duhet të shikojmë ku ka ngecje. Mirëpo jo çështje që një parti dëshiron të fusë në dialog që të dërgojë përpara interesat e sj. Në kuadër të një marrëveshje eventuale duhet të arrihet tek një dokument që do të ratifikohet në Kuvend. Angazhimi i SHBA-së dhe zgjedhja e Biden ka përcaktuar kushtet e dialogut në letrën e dërguar drejt Beogradit. Aty thuhet se duhet të arrihet njohja reciproke. Por po ashtu thuhet se njoha duhet të arrihet me kompromise mes dy vendeve”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)