Haziri e quan “First Date” takimin e Kurtit me Vuçiqin

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 23:09
Haziri e quan “First Date” takimin e Kurtit me Vuçiqin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur ‘First Date’.

Haziri tha se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë pritur që palët t’i paraqesin qëndrimet e tyre, dhe si pasojë e kanë krijuar atmosferën e pritur.

“The first date ka qenë dje në Bruksel. Dje ka qenë takimi i parë, në takimin e parë ndërmjetësit ndërkombëtarë, e kanë ndërtu atmosferën e pritur që palët kanë me ardh me listën e dëshirave të tyre politike, me paraqit qëndrimin e tyre”, tha Haziri.

Ai thotë se ky takim ishte i pari mes tyre, derisa takimi i korrikut është takim i negociatave.

“Ky është vetëm takimi parë, në takimet e tjera, kur shkojnë me fol për çështjet e tjera, atëherë bijnë të gjitha çështjet e tjera. Takimi i korrikut është i negociatave”, tha Haziri.

Kujtojmë se më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar për herë të parë për të diskutuar për çështjen e dialogut mes dy vendeve.

(Kosova Sot Online)