Lexoni edhe:
Prokurorët dhe gjyqtarët e guximshëm të dalin nga prapaskena, është koha për ta fituar besimin me veprime ligjore e kundër krimit të organizuar!
Një fëmijë 9-vjeçar nga Britania, i quajtur Thomas Braun, nën shoqërinë e së emës u prezantua në derën e rezidencës së kryeministrit Johnson për të kërkuar ndihmë prej tij.
Djaloshi mbante në dorë një letër që e dorëzoi te rojet e sigurisë ku i kërkonte kryeministrit ndihmë për marrjen e një recete mjekësore me bazë kanabisi për vëllanë e tij, i sëmurë nga epilepsia.
Mes të tjerash, në letër Thomasi shpjegon se vëllai ka nevojë për kura të kushtueshme dhe se prindërit e tij duhet të punojnë shumë për t’i blerë ato.
(Kosova Sot Online)