Pamje e rëndë: Motoçiklisti ekstrem amerikan vdes gjatë përpjekjes për rekord

  • G.G /
  • 18 June 2021 - 12:35
Pamje e rëndë: Motoçiklisti ekstrem amerikan vdes gjatë përpjekjes për rekord

Një motoçiklist amerikan, i njohur për akrobacitë e rrezikshme, ka vdekur gjatë përpjekjes për ta thyer rekordin botëror për kërcimin më të gjatë në ajër me motoçikletë.

Zyrtarët thanë se Alex Harvill vdiq pas një aksidenti gjatë ushtrimeve të enjten në mëngjes. Ai po planifikonte që të realizonte kërcim prej 107 metrash.

Në videon e incidentit shihet se si motoçikleta e tij nuk e prek cakun e planifikuar në tokë, duke u përplasur në një breg. Një gazetë lokale tha se motoçiklisti është përplasur në dorezat e motoçikletës dhe i ka rënë helmeta gjatë kërcimit.

Organizatorët e ngjarjes thanë fillimisht se Harvill është dërguar me lëndime në spital, por një zëdhënës i policisë lokale konfirmoi se ai ka vdekur.

Alex Harvill, motoçiklisti që vdiq në aksident

Bashkëshortja e tij, e cila ishte e pranishme në vendin e ngjarjes bashkë me dy djemtë e saj, tha se burri ishte përgatitur dy javë për këtë akrobaci, por asnjëherë nuk kishte kërcyer aq gjatë sa në përpjekjen e së enjtes.

Harvill ishte motoçiklist profesionist që më parë kishte shënuar dy herë rekorde për kërcim me motoçikletë.

https://www.tmz.com/videos/2021-06-17-061721-alex-harvill-1176557/

(Kosova Sot Online)