Lexoni edhe:
Haradinaj ia drejton tri pyetje publike kryeministrit Kurti
Një diamant i madh më shumë se 1.000 karat, i cili mund të jetë i treti më i madhi në histori i nxjerrë nga minierat, u zbulua në Botsvanë të Afrikës.
Guri i çmuar me cilësi të lartë, me peshë 1098,3 karat u nxor në fillim të këtij muaji në minierën Jwaneng në pronësi të firmës Debswana, kompani minierash në pronësi të përbashkët të qeverisë dhe grupit De Beers.
Haradinaj ia drejton tri pyetje publike kryeministrit KurtiLexoni edhe:
“Me prezantimin e kësaj fabrike të mrekullueshëm të teknologjisë së lartë për zbulimin e diamanteve, kam shpresë se do të jemi në gjendje të gjejmë më shumë diamante të mëdhenj,” tha Lynette Armstrong, drejtoresha e përkohshme e kompanisë.
“Kjo është një arritje e madhe metalurgjike, sipas të gjitha standardeve të nxjerrjes së një diamanti të kësaj madhësie të paprekur përmes fabrikës sonë konvencionale,” tha ajo.
Diamanti me përmasa- 73x52x27 milimetra – është diamanti më i madh me cilësi të lartë i gjetur në minierat e Debswanas në historinë më shumë se 50-vjeçare të kompanisë, tha ajo. Diamante janë zbuluar në Botsvana në vitin 1967, ndërsa kompania Debswana u formua në vitin 1969.
Diamanti i fundit i gjetur në minierën Jwaneng në vitin 1993 ishte një gur me peshë 446 karat, tha ajo.
Diamanti i madh është një lajm i mirë për ekonominë e Botsvanës, që ka përjetuar një rënie të konsiderueshme gjatë pandemisë COVID-19. Diamantet përbëjnë rreth dy të tretat e fitimeve të eksportit për Botsvanën.
(Kosova Sot Online)